Votim i demarkacionit, ambasadori amerikan Delawie: Duhet të jeni krenar që bëtë veprimin e duhur

Mar 22, 2018 | 13:20
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Kosovë ka lëshuar deklaratë lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi

Kjo ambasadë e ka uruar popullin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi! Ratifikimi është një arritje e rëndësishme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë.

greg-delawie-2_1521720509-9754149

Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyjnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuarathotë se  do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve./Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura