Votë kundër propozimit të Veliajt për çmimin e ujit? Ja ç’thotë Kryemadhi

Jul 25, 2017 | 21:22
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përgëzon qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së që kundërshtojnë propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

“Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive”, shkruan ajo, duke lene keshtu te kuptohet se LSI eshte kunder vendimit per rritjen e cmimit te ujit.

monika_kryemadhi_fushate

MESAZHI I KRYEMADHIT

Përgëzoj sot për kurajon dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qendrimi yne!

REAGON VASILI

Lidhur me qendrimin qe po mbajne keshilltaret e LSI ne Bashkine e Tiranes qe kundershtojne rritjen e cmimit te ujit, ka reaguar edhe ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili.petrit vasili

Në një status në Facebook, Vasili pohoi se kjo është opozita që duan shqiptarët dhe jo ajo që qan me lotë krokodili.

MESAZHI I VASILIT

Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë. Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura