“Vota pro shkarkimit më rëndon shumë. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona”/ Pandeli Majko zbulon prapaskenat: Refuzova të firmos, por tani mendoj…

Jun 9, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar sot votën e tij pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se është bërë promotor i mos seriozitetit ndaj shtetit shqiptar dhe jo vetëm.

Majko zbuloi në fjalën e tij para deputetëve kolegë të Kuvendit, se në fillim nuk ka qenë dakort për iniciimin e shkarkimit të kreut të shtetit.

Arsyet për këtë kanë qenë të shumta tha Majko, por pasi u bind për shkeljet e Presidentit Meta, theksoi se “raporti me të vërtetën duhet të jetë i qartë”.

“Ndaj kam firmosur në kërkesën me firmat e 49 deputetëve, për të tjerat të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë”.

Fjala e plotë e Pandeli Majkos:

Të gjithë kolegët duke pasur parasysh zhvillimet jo vetëm në periudhën që komisioni parlametar u ngrit për këtë çështje por dhe gjatë fushatës secili prej nesh ka një perceptim të vetin për rolin e presidentit në marrëdhëniet me funksionet e tij kushtetuese.

Presidenti është një individ i burgosur nga privilegjet e veta por jo e kundërta.

Presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur betimin e tij.

Aryset pse kam dal sot për të nënvizuar pozitën time të vështirë. Kryetari i grupit parlametar e di shumë mirë që unë e kam refuzuar ta firmos për herë të parë kur u iniciua shkarkimit i Presidentit Meta, aryset janë të shumta, por tanimë mendoj që Meta është bërë promotor i mosseriozitetit të shtetit shqiptar e karshi të tjerëve.

Është e pafalshme në cdo rast, pavarësisht problemeve personale apo politike që kemi me njëri tjetri, kërkesave për të përfituar pak më shumë vota, por në marrëdhënie me zgjedhjet me politikën e SHBA askush në Shqipëri nuk i ka askujt borxh për këtë cështje.

Këshilla që në përgjithësi jepen në politikë se më mirë të të urrejnë për atë që je se sa të të duan për atë që nuk je, qëndron për rastin në fjalë që po diskutojmë sot.

Mora fjalën për të deklaruar votën time pro shkarkimit, një votë e cila sigurisht që më rëndon shumë por është votë që në thelb ka raportet me të vërtetën, e vërtetë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë.

Ilir Meta ka qenë pjesë e jona e është votuar nga kjo masë votuesish. Historitë që nuk ka legjitimitet ky parlament për të votuar mendoj që kur është votuar kushtetuta të gjithë e kanë pasur të qartë momentin e shkarkimit të presidentit, është moment që duhet të kalojë në 1 mijë filtra.

Ne prodhojmë një akt që do kalojë në filtrat e juristëve me përvojë në Gjykatën Kushtetuese, por raporti me të vërtetën duhet të jetë i qartë.

Ndaj kam firmosur në kërkesën me firmat e 49 deputetëve, për të tjerat të na gjykojë koha dhe ajo që do të vijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura