Vota për kandidatët, Salianji më i votuari në Korçë, Spaho kalon në vendin e tretë

Apr 28, 2021 | 12:58
SHPËRNDAJE

salianjiGrupet e numërimit kanë përmbyllur sot hapjen e kutive të KZAZ-së nr.2 në Bashkinë e Korçës, nga ku kanë nxjerrë rezutlatet e votave preferenciale për kandidatët për deputetë.  

Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i votuar nga qytetarët.

Në Bashkinë e Korçës po përmbyllet procesi i numërimit të votave nominale për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.

Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 4929  vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar.

Ndërkohë që pas Salianjit, renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4678 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1690 vota.

Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Sot ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.

kandidatet Korce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura