Vota kundër Trump në OKB, Blushi: Njëlloj sikur të votonim që SHBA ta mbajë ambasadën e Kosovës në Beograd

Dec 22, 2017 | 16:53
SHPËRNDAJE

Për ish deputetin Ben Blushi, “asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipērisē nē OKB”.

Duke komentuar votimin e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, në një postim në rrjetet sociale, Blushi mendon se “kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd”.

STATUSI I PLOTË:

PËR VOTIMIN E SHQIPËRISË NË OKB

BLUSHI PER VOTEN

Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipērisē nē OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë. Ne kemi votuar një rezolutë kundër SHBA pa asnjë shkak real dhe pa asnjë arsye serioze. Për të gjithë ata që duan të fshihen pas historisë së votimeve në OKB kam një pyetje. Në fund të fundit për cfarë kemi votuar? Që një vend sovran, në këtë rast SHBA nuk duhet të ketë të drejtë ta zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem. Kush jemi ne që detyrojmë një shtet tjetër, se në cilin vend të një shteti tjetër duhet ta mbajë ambasadën e vet? Kjo që kemi bërë është njëlloj sikur të votonim një rezolutë sipas të cilës SHBA duhet ta mbajnë ambasadën e Kosovës në Beograd. Një shtet levantin, do thoshte Faik Konica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura