Vota e emigrantëve/ Nga regjistrimi tek efektet në zonën zgjedhore! Kryemadhi në tryezën e OSBE: Ja çështjet kryesore që duhet të trajtohen

May 24, 2022 | 11:15
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ngriti tre çështje kryesore që kanë të bëjnë me votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë. Në një aktivitet të organizuar nga KQZ dhe OSBE, Kryemadhi deklaroi se duhet sqaruar si do të bëhet procesi i regjistrimit të emigrantëve.

kryemadhi

Po ashtu ajo u shpreh se duhet garanci për votën dhe çfarë efekti do të ketë ajo. Kryemadhi u shpreh se LSI është një avokate e fortë e votës së shqiptarëve jashtë vendit.

“Kemi tre çështje kryesore që duam ti adresojmë: E para, është regjistrimi i shqiptareve me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet e-albania, a na rrezikojnë të na dalin të dhënat personale, sic doli në rastin e patronazhistëve? Do ti regjistrojnë ambasadat tona, apo do të shkojnë shqiptarët të votojnë në ambasada?

Shumë pak shqiptarë janë të regjistruar në regjistër. Në mars 2021 kanë qenë të regjistruar në regjistrin e zgjedhësve jo më pak se 3 mijë shtetas shqiptare dhe sot nga 2.5 mln që jetojnë jashtë janë 9 mijë shtetas të regjistruar dhe 6 mijë prej tyre janë votues.

Si do të stimulojë që shqiptarët të regjistrohen? Duhet të kemi incentiva pozitive ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë që ata të stimulohen për t’u regjistruar.

Çështja e dytë është mënyra e votimit. Në nenin 21 të kodit zgjedhor thuhet se vota administrohet nga KQZ duke garantuar votën nga çdo ndërhyrje.

Çështja e tretë është aktualisht në kodin zgjedhor nuk është parashikuar se ku do ta japë efektin vota. A do të krijohet një zonë zgjedhore, apo vota e tyre do të japë efektin ku ka qenë i regjistruar para se të largohej”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura