Vota e 2015 e përkthyer në mandate, e majta maxhorancë me 78 deputetë, e djathta 60

Jun 29, 2015 | 8:35
SHPËRNDAJE

Nëse vota për kandidatët e bashkive në 21 qershor do të përkthehej në mandate, e majta do të siguronte një maxhorancë prej 78 deputetësh.

Fotomontazh, Kreu i LSI Ilir Meta dhe kreu i PS Edi Rama, (majtas) dhe kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha, (djathtas)

Panorama Online ka përllogaritur me formulën e ndarjes së mandateve, votën që kanë marrë kandidatët e koalicionit të majtë dhe atij të djathtë në zgjedhjet lokale duke qenë se kjo vlerësohet si votë më politike sesa ajo për këshillat bashkiakë.

Dy mandate shkojnë për Gjergj Bojaxhi në Tiranë dhe PBDNJ-në në Vlorë.

Në qarkun e Tiranës dy vjet më parë maxhoranca mori 19 mandate ndërsa opozita 13. Pas dy vjetësh maxhoranca ka humbur një mandat, por atë nuk e merr opozita. Nëse Gjergj Bojaxhi vendos të krijojë parti ose të kandidojë si i pavarur, me votat e 21 qershorit ai siguron një mandate në Kuvend.

Koalicioni i majtë humbet një mandate në Berat ku nga 6-2 që ishte në 2013 shkon në 5-2.

Ndërkohë që qarqet e Dibrës dhe Durrësit nuk ndryshojnë.

Në Elbasan koalicioni i majtë fiton një mandat më shumë falë numrit të madh të votave që mori në këto zgjedhje lokale.

Nga 8-6 që ishte në 2013, rezultati shkon në 9-5 në favor të së majtës.

Në Fier dhe Gjirokastër e majta humbet 3 mandate. Konkretisht në qarkun e Fierit rezultati nga 11-5 shkon në 9-7, ndërsa në Gjirokastër nga 4-1 shkon në 3-2.

Në Korçë koalicioni i majtë humbet një mandate duke e çuar qarkun nga 7-5 në 6-6. Por këtë mandat ajo e rikuperon në Kukës ku nga 3-1 për të djathtën rezultati shkon në 2-2.

Në Lezhë, nëse vota e kandidatëve do të jetë e njëjtë edhe pas dy vitesh në zgjedhjet e përgjithshme, e majta merr 4 mandate nga 3 që ka aktualisht, ndërsa në Shkodër e djathta rikthehet fituese me 6 mandate përballë 5 që ka e majta.

Në Vlorë ndodh i njëjti fenomen si në Tiranë ku e majta humbet një mandat. Megjithatë këtë mandate nuk e merr PD, por PBDNJ.

Në total nga 83 deputetë që e majta arriti para dy vjetësh, me votën e kandidatëve për kryetarë bashkie zbret në 78, ndërsa e djathta nga 57 deputetë shkon në 60. Dy mandatet e fundit janë për Gjergj Bojaxhiun dhe PBDNJ-në.

 

QARKU BERAT

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 6 mandate

Koalicioni i djathtë 2 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 5 mandate

Koalicioni i djathtë 3 mandate

 

QARKU DIBËR

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 3 mandate

Koalicioni i djathtë 3 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 3 mandate

Koalicioni i djathtë 3 mandate

 

QARKU DURRES

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

 

QARKU ELBASAN

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 8 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 9 mandate

Koalicioni i djathtë 5 mandate

 

QARKU FIER

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 11 mandate

Koalicioni i djathtë 5 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 9 mandate

Koalicioni i djathtë 7 mandate

 

QARKU GJIROKASTER

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 4 mandate

Koalicioni i djathtë 1 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 3 mandate

Koalicioni i djathtë 2 mandate

 

QARKU KORCE

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 5 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 6 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

 

QARKU KUKËS

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 1 mandate

Koalicioni i djathtë 3 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 2 mandate

Koalicioni i djathtë 2 mandate

 

QARKU LEZHE

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 3 mandate

Koalicioni i djathtë 4 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 4 mandate

Koalicioni i djathtë 3 mandate

 

QARKU SHKODER

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 6 mandate

Koalicioni i djathtë 5 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 5 mandate

Koalicioni i djathtë 6 mandate

 

QARKU TIRANË

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 19 mandate

Koalicioni i djathtë 13 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 18 mandate

Koalicioni i djathtë 13 mandate

Gjergj Bojaxhi 1 mandat

 

QARKU VLORE

Rezultati në 2013

Koalicioni i majtë 8 mandate

Koalicioni i djathtë 4 mandate

Rezultati në 2015

Koalicioni i majtë 7 mandate

Koalicioni i djathtë 4 mandate

PBDNJ 1 mandat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura