Voltana Ademi: Pse mungova në takimin e Ramës

Jul 6, 2015 | 14:23
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së kryeministrit me kryebashkiakët e rinj, Voltana Ademi ka sqaruar se përse bojkoi takimin në godinën qeveritare.

Voltana Ademi

Sipas saj ftesa e ardhur nga Qeveria nuk ishte zyrtare dhe mungonte axhenda.

“Menjëherë pas një telefonate e më pas dhe një emaili aspak zyrtar për të marrë pjesë në një takim me kryeministrin, i kam kërkuar shefit të protokollit ftesë zyrtare, axhendën e takimit si dhe disa sqarime të rendësishme procedurale për të cilat nuk morëm përgjigje”, shkruan Voltana Ademi, e porsazgjedhur në Bashkinë e Shkodrës.

Ish deputetja që la mandatin për të marrë drejtimin e Bashkisë vijon më tej duke thënë se drejtuesit e rinj vendor ende nuk janë të qartë se me çfarë ligjesh do punojnë, cilat janë financat dhe mënyra e ndarjes së tyre deri në mbyllje të vitit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura