Voltana Ademi hedh poshtë spekulimet: Topalli më mbështet, nuk ka konflikte me Bashën

May 5, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PD për kryetare të Partisë Demorkatike për kryetare të bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, nuk e njihte dhe nuk e kishte parë asnjëherë atë si deputete në kuvend.

Topalli me Voltana Ademin gjate fushates dje ne Shkoder

 

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ademi tha se së pari Rama tregon vetë se sa pak e frekuenton kuvendin dhe së dyti “Rama do të më njoh mirë më 21 qershor, kur të fitoj garën dhe do jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”.

Ademi tregoi siguri në fitoren e saj në garën elektorale.

“Unë e njoh personalisht kundërshtaren time, kandidaten e PS, Keti Bazhdari dhe e vlerësoj si menaxhere biznesi, por ajo nuk e njeh pushtetin lokal, ndryshe nga unë që kam qenë prefekte dhe nënkryetare e bashkisë dhe i njoh mirë problematikat”.

Ademi deklaroi se një nga mbështetësit kreysorë në këtë fushatë në Shkodër është edhe ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli duke e vlerësuar atë si një nga produktet politike më të mira që ka nxjerrë Shkodra.

“Komentet në media se Topalli nuk me mbështet apo ka konflikte me kryetarin Lulzim Basha janë fjalë kafenesh” tha Ademi.

Lidhur me debatet brenda PS me deputetin Tom Doshi, Ademi e anashkaloi komentet duke u shprehur vetëm se duhet të priten vendimi i gjykatës për të folur se si është e vërteta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura