Vokshi: Veliaj mashtron, nuk ka fituar gjyqin ndaj PD. Çështja në Apel

Nov 8, 2019 | 17:22
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gënjen kur deklaron se fituar gjyqin me Partinë Demokratike dhe se paratë kanë shkuar për një shkollë.

vokshi

Sipas Vokshit, çështja është në Apel, duke publikuar edhe një dokument. Vokshi thotë se Veliaj bëri shfaqjen e radhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues.

Reagimi i plotë i Vokshit:

Erjon Veliaj mashtron përsëri. Erjon Veliaj gënjen për dëmshpërblimin nga gjyqi. Çështja është në apel (foto bashkangjitur), ndaj edhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga unë.

Mund të ketë përdorur para nga taksat tona apo para korrupsioni për të bërë shfaqjen e radhës propagandistike duke u tallur me nxënës e mësues, për të shpërndarë më pas në media, titrat e gatshme të shkruara në zyrën e tij në bashki.

Meqënëse nga unë e kolegët e mi opozitarë Veliaj nuk ka marrë asnjë qindarkë, ai sot të bëjë transparence e të tregoje nga cilat fonde i ka blerë apo kush ja ka financuar kompjuterat që shpërndan nëpër shkolla?

E nëse ka fonde mjaftueshëm, do t’i sugjeroja t’ja dhurojë ato familjes së Ardit Gjoklajt.

70232279_10157862660969429_6682115311732260864_n (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura