Vogëlushi shqiptar ka emrin më të pazakonshëm në Berlin, Ozon

Nov 28, 2015 | 9:56
SHPËRNDAJE

Ai është “aktivisti” më i ri i mbrojtjes së ambientit në Gjermani ose së paku në Berlin, ku ka lindur para dy vitesh. Është kështu pasi prindërit e kanë pagëzuar me emrin mbase më të pazakonshëm të mundshëm, “Ozon”.

ozon2“Ne angazhohemi prej vitesh për mbrojtjen e ambientit dhe duam që dikur edhe Ozoni të shkojë gjurmëve tona”, thotë për Berliner Zeitung babai, Xhafer Metaj, 53 vjeçar.

Në zyrën civile u shprehën të habitur me emrin, por lejuan megjithatë që vogëlushi të pagëzohej kështu, shton Metaj, i cili bashkë me gruan, Florijen, ka plane të mëdha me Ozonin e vogël.

ozoni-1-586x389Sigurisht, Ozoni i vogël ende nuk është në gjendje të bëjë shumë për mbrojtjen e ambientit por ai i thotë qysh tash në mënyrë të rregullt fjalët si: «Baum», Blume», «Wasser», Himmel»; «Sterne» (pemë, lule, ujë, qiell, yje), transmeton albinfo.ch. Ai po rritet në një ambient tregjuhësor: me gjermanishten, anglishten dhe shqipen, që është gjuha e amtare e tij dhe e prindërve të tij.

Ozoni ka dëshirë të këndojë dhe tregon edhe prirje për aktrim. Ai tashmë ka luajtur si statist në serialet televizive si «Berlin – Tag &N acht» dhe «Anwälte im Einsatz», përcjell albinfo.ch.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura