Vodhi subjektin ku punonte si shofer, arrestohet pas katër vitesh 40-vjeçari. Një person përfundon në pranga për plagosje të rëndë

Feb 3, 2023 | 11:32
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, një 40-vjeçar është arrestuar për vjedhje pasi në vitin 2019 vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer.

policia-750x367-1

Gjithashtu, një 49-vjeçar, banues në Pogradec është arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në fytyrë me send të fortë një person tjetër.

I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim V. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Në vitin 2019, 40-vjeçari vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër. I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura