Vodhi me dhunë farmacinë dhe u largua, kapet pas disa ditësh në kërkim i riu

Jul 15, 2019 | 10:17
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë disa para në një farmaci.

Sipas policisë, 27-vejeçari me inicialet I.P, vodhi farmacinë tetë ditë më parë, ku arriti të merrte 10.000 lekë të rinj.

pranga-620x330
Foto ilustrim

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:

  • I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura