Vodhi 680 mijë lekë të rinj në kasafortën e subjektit privat ku punonte, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Jun 6, 2023 | 16:13
SHPËRNDAJE

Një 37-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka vjedhur një shumë prej 680 mijë lekësh të rinj në subjektin privat në të cilin ishte i punësuar.

arrestim-1024x518-1

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 640 mijë lekë të reja.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se 37-vjeçari i arrestuar është shtetasi Besmir Lurdhi.

Reagimi i Policisë:

Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kasaforta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen 640 000 lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

#denonconë112? ✅

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura