Vodhën tufën me dele në Greqi dhe i nisën malit për në Shqipëri, kapen tre shqiptarë pasi…

Sep 24, 2017 | 10:28
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, finalizojnë me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli”, ka beri te mundur arrestimin e tre personave te cilet jane:

Dele-kontrabande

 

Avdyl Spaho, 51 vjeç,

Klaudjo Spaho, 24 vjeç, (at e bir) të dy banues në Bilisht

Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.

Ata kaluan  kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, duke kontrabanduar 82 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i kanë vjedhur në Greqi.

Më datë 23.09.2017, Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, finalizuan me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Matrikulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirëkoordimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës nr 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy) krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas.

Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti Grek dhe pjesa tjetër të pamatrikulluara.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 174 e 297 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura