“VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët”- Meta: Urë e pazëvendësueshme shqiptaro-amerikane

Feb 8, 2020 | 15:26
SHPËRNDAJE

Meta elez biberajKreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar ekipin e Zërit të Amerikës që prej 77 vitesh transmeton në gjuhën shqipe.

Meta ka takuar drejtuesin e VOA-së në shqip, Elez Biberaj dhe skuadrën e tij, të cilët i ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm, në atë që Meta e quan procesi i demokratizimit të vendit.

“Një falënderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.

VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.

Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, thekson ai.

Meta elez biberaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura