VOA: Gjykata e Lartë ndryshon vendimin, ish-zyrtari në Shqipëri kthehet sërish në burg

May 13, 2022 | 22:36
SHPËRNDAJE

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e çështjeve. Në një vendim të fundit kjo gjykatë ka rrëzuar një vendim të gjykatës së Apelit Vlorë, duke kthyer kështu në burg ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Himarës, Melseid Nelaj.

Capture

Në 28 Korrik të vitit 2021, Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje” për zotin Nelaj, i cili akuzohet për penale “Shpërdorimi i detyrës”. Por pas vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë, e cila la në fuqi vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ( kjo gjykatë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”) policia e qytetit bregdetar ka dërguar në burg zotin Nelaj.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se ish-kryeinspektori, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje në zona të ndryshme të Himarës.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, ndërtimet janë kryesisht shtesa në kate dhe ndërtime të reja dhe janë evidentuar në zonën e bregdetit nga Dhërmiu deri në Borsh, pjesë e territorit të Bashkisë Himarë.

Zoti Nelajn, i ka mohuar akuzat dhe mbrojtja e tij pritet të paraqesë argumentet në gjykatë mbi pretendimet e prokuroisë.

Zonat në bregdetin jugor nga Vlora në Sarandë që cilësohet “riviera shqiptare” mbeten nga më të lakmuarat në Shqipëri për ndërtime për shkak të ofertës së lartë turistike.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës tha se në vitin 2021 realizoi 39 inspektime dhe prishje ndërtimesh pa leje vetëm në territorin e Bashkisë së Sarandës. /VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura