VMRO: Qytetarët kundërshtuan kriminalitetin e Zoran Zaevit

Jun 5, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja konsideron se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, dolën dhe kundërshtuan, siç thonë, “kriminalitetin e Zoran Zaevit dhe kartelin e tij në qeveri”.

zaev-10

Sipas kësaj partie, qytetarët i thanë JO për “një euro për Vicen”. JO për aksione të dyshimta si blerja e gjigantit “Geras Cunev”, me çmimin e një garsonierie të thjeshtë, Jo për shpërndarjen e tenderëve në “TEC Bitola” ose koncesione me biznis me marihuanë apo gërmimin e argjilës.

Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare theksojnë se qytetarët i thanë Zaevit mjaft me terrorin politik dhe torturën ndaj qytetarëve të pafajshëm. Qytetarët gjithashtu e porositën, mjaftë me thyerjen e dinjitetit dhe shitjen e interesave nacionale dhe shtetërore./Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura