VMRO kundër dënimit të deputetëve, kërkon përgjegjësi nga Gjykatat

Dec 13, 2017 | 10:52
SHPËRNDAJE

VMRO-ja ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për të refuzuar ankesat e deputetëve të paraburgosur të kësaj partie politike.

vmro 3

Kjo parti konsideron se është i turpshëm paralajmërimi për hetim ndërkombëtar për ”Grupi i Kumanovës”, në momentet kur akuzohen për terrorizëm, aktorë, regjisorë, etj.

Sipas tyre, ndaj deputetëve dhe aktivistëve të VMRO-DPMNE-së bëhet përndjekje politike dhe u montohen rastet.

Partia reagon edhe ndaj organizatave ndërkombëtare që sipas tyre nuk duhet të bëhen mbikëqyrës memec, prandaj kërkojnë që:

1.Të ndërpriten proceset e përndjekjes politike. 2. Ndalimi i menjëhershëm dhe pa kushte i maltretimit, i terrorit dhe keqtrajtimit që e bën LSD-ja . 3. Lirimi i menjëhershëm i të gjithë personave që janë përfshirë në këtë përndjekje politike./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura