VMRO-DPMNE: Zaevi të sqarojë a diskutohet për identitetin me Greqinë apo jo

Feb 7, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE kërkon sqarim të detajuar nga kryeministri Zaev nëse negociohet për identitetin dhe çfarë dobie ka vendi nga riemërimi i aeroportit dhe autostradës.

vmro-1-750x430_1518022749-533559

“Përveç gatishmërisë për emër me përcaktues gjeografik, a ekziston gatishmëri edhe për ndryshimin e Kushtetutës, gjuhës, identitetit dhe kodeve ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë? Opinioni pret përgjigje edhe në pyetjen nëse riemërimi i aeroportit dhe autostradës janë pjesë e ndonjë strategjie më të gjerë për zgjidhjen e kontestit me Greqinë fqinje ose paraqet vullnet  të njëanshëm të Republikës së Maqedonisë. Qeveria solli vendime, por deri tani nuk ka asnjë sqarim as për dobitë e strategjisë, që le dyshim se sërish bëhet fjalë për koncesione nga të cilat Maqedonia nuk ka asnjë dobi”,- thonë nga VMRO-DPMNE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura