(VIDEO) Vlerësuesit llogarisin të dehur dëmet e përmbytjeve. Rama: Në situata të tilla ka nga të gjitha

Feb 6, 2015 | 10:29
SHPËRNDAJE

Kryeplaku i fshatit, Pellumb Troka

VLORË/ Banorët në fshatin Fitore ankohen se vlerësuesit e dëmeve paraqiten në shtëpi të dehur e në këtë gjendje bëjnë vlerësimin e dëmeve.

Ka qenë një nga banorët e zonës, Dhurata Miho, e cila ka shprehur shqetësimin për mediat.

Sipas saj grupi i vlerësuesve që u paraqit në banesën e saj nuk ishte në gjendje të kthjellët, por të dehur, me birra në dorë dhe nuk dinin se cfarë flisin.

Ndërkohë vlerësuesit e dëmeve, të kontaktuar nga “News 24” e kanë mohuar një akuzë të tillë, pavarësisht se në kamera janë shfaquir me shishe birre në dorë. 

“Në shohim dëmet shtëpi më shtëpi. Në aspektin konkret shikojmë cfarë është dëmtuar, përdorim anën e procesverbalit dhe anën e fotografimit që vërtettojmë cfrë është dëmtuar”- tha një nga vlerësuesit, përfaqësuesi i drejtorisë së bujqësisë së rrethit.

 Ndërkohë kryeplaku me birrë në dorë, nuk ka ditur të japë përgjigje se sa banesa kishin verifikuar. “Po edhe një birrë do ta pimë ne, ca është kjo punë kështu, ne kemi tërë ditën që punojmë, pa ngrënë pa dreqësuar”- tha Troka. 

Pas lajmit, ministri i Bujqesise, Edmond Panariri ka reaguar menjehere, duke njoftuar shkarkimin e punonjesve dhe dergimin e tyre per ndjekje penale. Sipas tij, ka edhe njerez te papergjegjshem ne detyre e per kete do te merren te gjitha masat.

Ndërkohë, në një konferencë për mediat lidhur me situatën e përmbytjeve nga reshjet e shiut, pyetjes së gazetares së “news24”, për sa i përket konstatimit të një grupi për vlerësimin e dëmeve në gjendje të dehur, kryeministri Rama tha se në të tilla situata ka nga të gjitha rastet.

“Nuk kam as më të voglin dyshim që në situata të tilla ka nga të gjitha dhe sigurisht mund të ndodhë edhe kjo që thoni ju, ashtu siç mund të ndodhë që mund të kenë qenë të dehur ata që keni çuar ju. Puna që po bëhet është e madhe, në kushte të pafavorshme, por deri tani e suksesshme”,-deklaroi Rama. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura