Vlorë, një burrë i futet të moshuarës në shtëpi e tenton ta përdhunojë

Jan 29, 2016 | 14:03
SHPËRNDAJE

Shënohet një tjetër rast i tentativës së përdhunimit nga një burrë të një moshuare. Këtë herë në Vlorë, policia ka arrestuar shtetasin Fotaq Gori, 58 vjeç.

Policia-Berat

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, e mbetur në tentativë”.

“Sipas njoftimit për shtyp, “arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, pasi më datë 18.10.2015, në mesnatë, ky shtetas është futur në banesën e një shtetaseje (L.S. 70 vjeç) në fshatin Zvërnec dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të”.

Më datë 29.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura