Vdiq në reanimacion pasi solli në jetë foshnjen, policia e Vlorës detaje për ngjarjen

Aug 11, 2017 | 9:52
SHPËRNDAJE

Një grua e moshës 35-vjeçare raportohet se ka humbur jetën pas lindjes në maternitetin e Vlorës.

auto_auto_urgjenca-314895923081495722760

Prokuroria lokale ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Gruaja vdiq pasi kishte sjelle ne jete foshnjen e saj me lindje natyrale dhe sipas policise, ajo ishte futur ne reanimacion pasi kishte shfaqur komplikacione pas lindjes.

Prokuroria po heton procedurat e kryera nga mjekët, të cilët dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.

Policia e Vlorës jep informacion paraprak:

Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura