Vlorë, grabitet çanta me 100 mijë lekë e punonjëses së postës

Mar 4, 2015 | 17:58
SHPËRNDAJE

Një punonjëse e Postës Shqiptare në Vlorë ka rënë mesditën e sotme pre e grabitjes me forcë nga një person ende i paindetifikuar nga policia.

Foto Ilustruese

Policia e qytetit bregdetar tha se rreth orës 13:20 në lagjen “Lef Sallata” një person i paidentifikuar i ka marrë forcërisht nga dora çantën shtetases E. I., vjeç 56, punonjëse e Postes Shqiptare.

Mësohet se brenda në çantë kishte një sasi prej rreth 100.000 lekë, të cilat punonjësja do t’i shpërndante në banesat e pensionistëve.

Policia thotë se ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura