Tre automjete të djegura gjatë natës në Vlorë. Kush janë dy pronarët e makinave, ja dyshimet paraprake mbi ngjarjet (EMRAT)

Sep 21, 2021 | 8:41
SHPËRNDAJE

Tre automjete raportohet të jenë djegur gjatë orëve të natës në Vlorë.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se pronari i dy automjeteve të djegura është Tomorr Karcani, rreth 60 vjeç.

Kacani nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë dhe ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Ndërkaq një tjetër automjet është djegur në zonën e njohur si ish-Ushqimorja. Korrespondenti i Panorama.al raporton se pronari i makinës është shtetasi Blerim Deraj.

NJOFTIM

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17,
në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/