Vlonjatët nuk respektojnë orarin e lëvizjes, policia në terren dhe thirrje me megafon për t’i rikthyer në banesa

| 14:03
SHPËRNDAJE

Disa qytetarë në Vlorë nuk kanë zbatuar urdhrat e qeverisë për të qëndruar në izolim dhe për të lëvizur brenda orareve të përcaktuara.

policia vlore koroanvirus izolim

Policia e Vlorës ka dalë në rrugë për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve jashtë orarit duke i kërkuar të kthehen në shtëpi.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, uniformat blu shihen duke ndaluar banorët dhe duke i kritikuar për moszbatimin e urdhrave.

policia vlore koroanvirus izolim1

Gjithashtu policia bënë thirrje me megafon që qyterarët të ktheheshinë në banesa, duke u kujtuar oraret e lëvizjeve: “Zonja dhe zotërinj ju lutem kthehuni nëpër banesa. Nga ora 10:00 deri në orën 16:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve.”

Qeveria mori vendimin që njerëzit në gjithë vendin të lëvizin me orare për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.