“Vlonjatët nuk janë mish për top”- Gjiknuri i përgjigjet Metës: Do monitorohet çdo lloj lëvizjeje se këta mund të tentojnë të…

Apr 13, 2021 | 14:42
SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratave të forta të kreut të shtetit Ilir Meta, duke e akuzuar Presidentin se “po i hedh benzinë zjarrit”.

Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e atyre që i quajti provokime, ndërsa theksoi se “po të kthehen ata në pushtet, Vlora del jashtë hartës së investimeve se paratë do i çojnë tjetër kund”.

Tani na ka mbirë edhe Ilir Meta, kandidati, ai ka ardhur, do shpëtojë zgjedhjet thotë, se kush e thërriti atë? Po mirë atë që e kapën në Pukë me para i PS ishte apo i këtyre? E kupton? A ka më turp? Se e di për ça më vjen inat mua, se ka një mentalitet te ca nga ata, se edhe i njohim, unë i njoh të gjithë këta aktorët e politikës, e mendojnë popullin e Vlorës, “shkrepësen duan thonë dhe janë barut”,
kjo është gjëja më e tmerrshme, e mendojnë këtë popull sikur është ushtar mish për top, të marrin armët të hedhin kuislingët në det, jo mo vlonjatët kanë vuajtur nga rrëmuja e di që ky popull tani do qetësi, punën e tij, tani vijnë këta ti hedhin benzinë zjarrit, vjen ky që nuk ka asnjë lidhje me Vlorën, s’po flet as vlonjati kundërshtar, vjen ky do shuajë zjarrin thotë, ku e ka hallin tani? Këtij nuk i del mandati e ka ardhur Ilir Meta kandidat i LSI në Vlorë” u shpreh Gjiknuri.

Bëra thirrje për gjithë qytetarët e Vlorës të mos bien pre e deklarimeve provokative pasi vlonjatët nuk janë mish për top.

Deklaratat e Presidentit synojnë të tensionojnë artificialisht fushatën.

Do monitorohet çdolloj lëvizjeje pasi mund të tentojnë edhe të korruptojnë” shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.

Sipas tij, “fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë dhe e padiskutueshme në gjithë Qarkun e Vlorës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura