Vllaznia prezanton trajnerin gjerman, por ka kaos për pozicionin e ri të… Elvis Plorit

Aug 10, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Vllaznia ka aprezantuar sot trajnerin e ri gjermanin Tomas Brdariç. Sipas klubit shkodran, ai do të jetë kryetrajner, ndërsa trajner i parë Elvis Plori dhe ndihmëstrajnerë Safet Osja dhe Ideal Lekiqi. Në konferencën për shtyp pak minuta më parë ka pasur një kaos për faktin se Plori është cilësuar si trajner i parë.
117547534_3199447716798899_8154074745539109976_o
Megjithatë, “de jure” ai do të jetë ndihmës i Brdariç. “Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë. Shpresojmë të arrijmë objektivat që ka klubi për të kapur Kupat e Europës. Kam disa ditë në Shkodër dhe kam parë gjithçka sa i përket klubi, terreneve. Uroj që bashkëpunim të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së një klubi me emër si Vllaznia. Tani duhet t’i futemi punës, pasi skuadra ka nevojë për përforcime”, ka thënë ndër te tjera trajneri i ri i Vllaznisë gjatë prezantimit, teksa përkthimi i tij u bë nga drejtori kroat i kuqebluve, Matko Djarmati.

PREZANTIMI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura