Vllaznia pranë goditjes së madhe, i bën ofertë zyrtare ish-mesfushorit të Partizanit

Jun 19, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE

Vllaznia pret të bëjë goditjen e madhe në merkato.

bruno telushi

Klubi shkodran është vënë pas ish-lojtarit të Partizanit, Bruno Telushi.

Burime zyrtare i treguan gazetës se palët janë në bisedime dhe mund të arrihet një akord në orët në vijim.

30-vjeçari mbylli aventurën e tij tek Neftçi Baku nga ku u aktivizua në 11 ndeshje.

Telushi pritet të rikthehet në Kategorinë Superiore pas një viti ku u largua nga Kukësi. Gjithashtu mesfushori vlonjat ka mbajtur veshur fanellat të Flamurtarit dhe të Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura