“Vllaznia ekip i stresuar”, analiza e Ardian Memës: Po të isha president i Tiranës do t’i kërkoja Shehit që të…

Feb 28, 2021 | 22:58
SHPËRNDAJE

I ftuar i përjavshëm në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, analizoi fitoren e bardhebluve në transfertë ndaj Vllaznisë, duke u shprehur:

Mema

“Tirana ishte një ekip i vendosur mirë, që e kontrollonte gjatë gjithë kohës lojën. Mbas golit reagoi shumë mirë. E dominonte lojën sidomos në qarkullimin e topit. Mbronte shumë mirë, sulmonte në ekuilibër. Vllaznia nuk e duron dot këtë pjesën e mos fitores. Tirana luajti me shumë zgjuarsi, për ta gjetur Shkodrën në ditë të keqe. Sulmet dhe kundërsulmet nëpërmjet mesfushorëve dhe Seferit, ishin shumë të mira.

Seferi po bën një lojë që nuk e kemi parë më parë. Isha i dyzuar në fillim në mendim për Seferin, po i jep vlerë ekipit. Vllaznia mu duk një ekip i stresuar, kjo ishte ajo pjesa që Tirana e shfrytëzoi mirë. Tirana ka bërë llogari në vetvete, plus janë rikthyer lojtarët e mirë. Po t’i hyjnë në lojë lojtarët Tiranës, në formën e duhur, Tirana është ekip shumë i fortë. E administroi shumë mirë rezultatin. Kjo ishte forca e Tiranës.

bandicam 2021-02-28 22-24-17-120

Vllaznia ka një mini-krizë në ekip. Ambiente mund të jetë i stresuar atje. Do një forcë karakteri dhe eksperiencë për ta mbajtur presioni. Na ka zhgënjyer loja te Vllaznia. Ka bërë lojëra shumë të bukura. Tirana shfrytëzoi momentin e keq të Vllaznisë dhe gradualisht e rriti lojën.

Po të isha president i Tiranës do t’i kërkoja Shehit që t’i shikonte ndeshjet gradualisht. Skuadra ka mundësi që të arrijë Kupat e Europës. Si Orgesi duhet të mendojnë edhe krerët e klubit dhe futbollistët, duhet t’i shikojnë gjërat hap pas hapi. Unë kam besim, që Tirana do të jetë në Kupat e Europës.

Partizani-Laçi ishte ndeshja më e bukur e të gjithë kampionatit. Barazimi ishte rezultat i drejtë. Këto ekipet kishin hyrë me një dëshirë të madhe për ta fituar ndeshjen. Kjo ndeshje nuk duhet të kishte kaq shumë raste. Filluan dhe u prishën ekuilibrat”, u shpreh Mema.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura