Vlerësimi i Moody’s për ekonominë shqiptare, Denaj: Perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme

May 22, 2021 | 9:45
SHPËRNDAJE

Denaj-arsimi-profesional

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për vlerësimin ndaj ekonomisë shqiptare nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moddy’s.

Ajo ka postuar në Facebook disa nga vlerësimet që kjo agjenci ka bërë për ekonominë shqiptare.

“Moody’s konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B1”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë, me një pozicion fiskal më të fortë, falë përmirësimeve në vitet e fundit.

Perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme.

Agjencia parashikon se vazhdimësia e politikave, në mbështetetje të reformave të nisura, do të jetë shtysa e procesit të integrimit në BE??”, shkruan Denaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura