Vladimir Gjuta ndalohet nga gardistët pranë selisë së PS-së. Kush është i dënuari që kërcënoi ish-ministrin e Brendshëm

Feb 10, 2020 | 10:05
SHPËRNDAJE

vladimir-gjuta-me-paruke_1Vladimir Gjuta, i liruar vetëm para 5 ditëve nga burgu është shoqëruar sot sërish në polici.

Sipas News24, Vladimir Gjuta ndodhej pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që mësohet se është ndaluar nga forcat e gardës që ndodheshin pranë selisë rozë, ku po zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS-së.

Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Qytetarët që kanë parë ngjarjen, kanë thënë për News24 se Gjuta ka qenë i armatosur, në momentin që ka tentuar të hyjë në selinë e PS, por ky informacion nuk është konfirmuar ende nga policia, e cila pritet të reagojë zyrtarisht për ngjarjen.

Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.

Ngjarja dhe akuzat

Pak ditë pasi Policia e Tiranës e vuri në pranga sërish Vladimir Gjutën, më datë 5 shkurt, gjykata e liron një prej të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai akuzohej së fundmi se kishte dhunuar kushëririn e tij me çekiç.

Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Sipas burimeve ditën e ngjarjes, kushëriri i Gjutës kishte pësuar thyerje dhëmbësh dhe një sy e kishte të dëmtuar. Burime për “Panorama”, të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në shtëpinë e Vladimir Gjutës, ku kishte thërritur kushëririn.

Kujtojmë se Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit. Ai, së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish-ministrit Tahiri.

GARDIANËT

Por ndërkohë që është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës dhe është vendosur në paraburgimin 313, Gjuta ka dhunuar edhe persona që punojnë në burg. Për këtë shkak, është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që i ka kërkuar Prokurorisë të kërkojë masën e mjekimit të detyrueshëm për Gjutën, pasi nuk përballohet nga stafi.

DHUNIMI I BABAIT

Në vitin 2016, 36-vjeçari nga Kukësi është arrestuar sërish sepse ka dhunuar babanë e tij të moshuar dhe bashkëshorten. Nga ana tjetër, veç dhunës në familje, ai akuzohej në atë kohë edhe për shkeljen e vendimit të Gjykatës së Kukësit, që kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest shtëpie”. 36-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij 78 vjeç, ndërsa pre e dhunës u tha se ishte edhe bashkëshortja e tij. Ka qenë vetë babai i Gjutës, që ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke telefonuar në sallën operative. Më pas, shërbimet e Komisariatit nr.5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke kryer arrestimin në Vladimir Gjutës.

vladimir-gjuta (1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura