Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit. Shmangen zgjedhjet e parakohshme

Apr 4, 2021 | 19:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës në raundin e tretë, ku mori shumicë të thjeshtë votash. Edhe pse me kuorum të mjaftueshëm, dy raundet e para dështuan  që Osmani të merrte 80 votat e nevojshme.

kuvendi i kosoves

Në raundin e tretë, Osmani arriti që të siguronte 71 vota, të mjaftueshme për tu zgjedhur Presidente.

Osmani nuk mori vota nga tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj. Ndërsa 11 flete votimi ishin të pavlefshme.

Në këtë mënyrë, u shmang kriza politike, duke mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Raundi i tretë

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit në Parlament. Osmani arriti që të merrte 71 vota.

Raundi i dyte

Edhe në raundin e dytë kishte 11 flete votimi të pavlefshme, të cilat kanë bërë që të dështojë zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente. Në këtë raund, Osmani mori 67 vota.

Kështu, deputetët e Parlamentit të Kosovës do të votojnë në një raund të tretë, i cili është i thjeshtë, pasi Osmani mund të zgjidhet Presidente vetëm me shumicë të thjeshtë votash.

Raundi i parë

Në raundin e parë të seances se sotme pati shumë vota të pavlefshme, duke bërë që Vjosa Osmani të mos marrë dot 80 votat e nevojshme.

Në këtë raund Osmani mori 69 vota, ndërsa 12 fletë ishin të pavlefshme.

Sipas legjislacionit te Kosoves, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

1 KOMENT

  1. Të votosh të dielën në Parlament, është më problem se lufta, ndaj mir do ishte që Kosovarët të lënë menjëanë pretendimet vetjake dhe ti përvishen punës. Të gjith duan të bëhen President dhe Kryeministër te ata.

Comments are closed.