Vjen reagimi i parë i kryeministrit Rama, ja ç’thotë për mandatin e Roshit

Dec 30, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ka qene i shkurter komenti i pare i kryeministrit Edi Rama ne rrjetet sociale per vendimin e KQZ qe i hoqi mandatin dy deputeteve dhe kryebashkiakut te Kavajes, te cilet jane subjekt i ligjit te dekriminalizimit.

edi-rama

Ai komenton deklaraten e PD dhe sjelljen e perfaqesuesve te saj ne KQZ, sa i takon mandatit te deputetit Dashamir Tahiri por nuk thote asnje fjale per mandatin e Elvis Roshit, shkarkimi i te cilit pritet vetem nga nje firme e Rames.

Kjo sepse sipas ligjit të pushtetit vendor, kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm me firmë të kryeministrit, shkruan Panorama.

KQZ ka vendosur njëzëri për heqjen e mandatit të Roshit dhe të deputetit Shkëlqim Selami, ndërkohë që anëtarët janë ndarë për deputetin Dashamir Tahirit.

Sipas Bibës, kundër heqjes së mandatit për deputetin Tahiri ishin tre anëtarë të KQZ-së, konkretisht, Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni.

Statusi i Rames ne Fb:

U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet #Shqupshqup

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura