Vjen reagimi! Çiljeta i jep të gjithëve përgjigjen për ndarjen me Albanin me këtë video

Mar 16, 2018 | 14:42
SHPËRNDAJE

Lajmi për krisjen e marrëdhënieve e më pas ndarjen e tyre pushtoi portalet prej dy ditësh, pasi profilet në Instagram të secilit, ku nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin, shkaktuan konfuzion.

Por jo, nuk qenka e vërtetë. Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka postuar në profilin e saj në Instagram një video ku duket në makinë me portierin e ‘Partizanit’ Alban Hoxha, duke konfirmuar kështu se ata janë bashkë dhe të lumtur.

Në video, Ciljeta nxjerr gjuhën si përgjigje për të gjitha lajmet që kanë qarkulluar këto ditë, e në sfond i shoqëron kënga “Unë dhe Ti” e Alban Skënderajt, një himn për të dashuruarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura