Vjen përgjigjja finale për Partizanin, Sidrit Guri vendos për të ardhmen

Aug 18, 2022 | 9:53
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Sidrit Guri mbetet veçse një dëshirë e parealizuar për Partizanin.

guri

Ditën e djeshme “Panorama Sport” raportoi se “demat” i kanë kërkuar një përgjigje përfundimtare sulmuesit dhe së fundmi ka ardhur edhe lëvizja e radhës.

Guri u ka bërë me dije të kuqve se është tërësisht i përqendruar për të luajtur jashtë Shqipërisë dhe ofertat konkrete nga Turqia dhe jo vetëm, e bëjnë këtë transferim të pamundur.

Drejtori sportiv, Elton Marini, nuk e ka fshehur interesin për Gurin, por duket se në fund Partizani e ka humbur garën për të. Për Gurin ka shfaqur interes edhe Tirana, por bardheblutë gjithashtu qëndrojnë pas ofertave të tjera.

Kështu përmbyllet pa një fund të lumtur “telenovela” e gjatë me shkodranin, i cili u nda me Shkëndijën pas eliminimit të tetovarëve nga Europa.

Në ditët në vijim 28-vjeçari pritet të zbardhë të ardhmen e tij.

© Panorama.al

Te lidhura