Vjen në jetë foshnja “mrekulli” nga një nënë me mitër të transplantuar nga një donatore e vdekur

Jan 14, 2020 | 14:35
SHPËRNDAJE

Një nënë me mitër të transplantuar ka sjellë në jetë një djalë.

Gruaja nga Pensilvania lindi një djalë dhe tha se procedura eksperimentale i dha një “mrekulli”.

Jennifer Gobrecht dhe bashkëshorti i saj Drew Gobrecht, u shfaqën të enjten në një konferencë shtypi në Filadelfia.

“Benjamin është me të vërtetë një mrekulli dhe ne ndihemi shumë me fat që e kemi,”- tha nëna.

Fëmija i tyre Benjamin është foshnja e parë që vjen në jetë me anë të një mitre të transplantuar në Pensilvani dhe foshnja e tetë në SHBA.

Jennifer Gobrecht iu nënshtrua një procedure transplantimi 10-orësh në vitin 2018 dhe mitra ju dhurua nga një donatore që ndërroi jetë.

“Ky udhëtim nuk ka qenë i lehtë, por sa herë që shikoj fytyrën e Benjamin , e di që ia vlente,”- tha ajo.

Ka pasur rreth 70 transplantime të mitrës të kryera në të gjithë botën.

Shumica e programeve të transplantimit pranojnë vetëm nga dhuruesit e gjallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura