Vjen në jetë fëmija i pestë i politikanit shqiptar

Aug 21, 2017 | 7:53
SHPËRNDAJE

Është baba i katër fëmijëve dhe gjysh i dy nipërve, po familja e tij vijon të zgjerohet ende. Dje ka ardhur në jetë fëmija i pestë i politikanit të famshëm dhe kryetarit të partisë NISMA, Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë publik vetë bashkëshortja e Limajt, Arlinda Balaja, e cila ka postuar në Facebook foton e vajzës së tyre të porsalindur.

Martesa me Arlindën është e dyta për Fatmir Liman, i cili nga martesa e parë ka 1 djalë dhe 3 vajza, të cilët i kanë dhuruar nipin Andrri dhe mbesën Zara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura