“Vjen investitori me qilim fluturues”- Alibeaj akuza për marrëveshjen e Portit të Durrësit: Aferë pastrimi paraje krimi! 10 fish më e madhe se në Tiranë

Nov 24, 2022 | 13:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj është shprehur se marrëveshja e Portit të Durrësit është një aferë pastrimi të parasë së krimit.

 

Gjatë fjalës në foltore, Alibeaj u shpreh se kjo marrëveshje “është shkatërrimi i ekonomisë, shoqërisë dhe refuzimi i vendit nga BE. Ky është rreziku i madh, humbasin pasurinë publike. E hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit”.

Enkeled Alibeaj: “I keni votat, do të votohet. Si ka mundësi që investitori, që mund të jetë emër i nderuar, i kemi dhënë edhe mbulesë ligjore. Kjo që të shpërndahet përgjegjësia penale, kaq e thjeshtë. Na vjen një investitor me qilim fluturues. Po e shet sikur bëri me inceneratorët plehrat ishin, janë akoma. Paratë ishin, s’janë më. Siç ndodhi me inceneratorët, disa janë përpara përgjegjësisë.

Jeni të detyruar të votoni, por kujdes, do keni përgjegjësi morale dhe penale. Nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj.

Po e shesim për 2 pare dhe është e pafalshme, dhe s’do e kemi me vete, kurrë.

Kush është ky që na ka ardhur dhe na ka mbirë fatin në derë. Durrsakëve u paska mbirë fati në derë.

Dokumentat me zor erdhën se i mbanin të fshehura, statusi i investitori strategjik i është dhënë nëj kompani në ishujt Kajman, Shqipëria me gisht në listën gri për pastrimin e parave, së shpejti në listën e zezë.

S’ka rëndësi të jetë i regjistruar në ofshore, bëj ç’të duash me plaçkën e shqiptarëve. Ka një gjë tjetër, për investitorin të cilit ku iu përgjërua, lutej, ky njeri sjell vetëm një shumë miserabël.

Kush janë burimet e treta? Ata që ndërtuan gradaçelat në Tiranë. Shqipëria e shkelmuar nga të gjitha anët, hyjnë derri e dosat bashkë.

Këto do vijnë vetëm nga paraja e krimit. Është aferë pastrimi paraje 10 fish më e madhe se në Tiranë. Si mund të gëzohesh që në vend po vjen paraja e krimit, bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, shoqërisë dhe refuzimi  vendit nga BE. Ky është rreziku i madh, humbasin pasurinë publike. E hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura