Vjehrra e Dua Lipa-s festoi ditëlindjen dhe këngëtarja nuk mund të mos i dedikonte publikisht disa fjalë të ëmbla

Jan 12, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, Yolanda Hadid festoi ditëlindjen dhe sigurisht Dua Lipa i bëri një urim publik.

dua lipa (9)

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto krah vjehrrës ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen”.

dua lipa (12)

Edhe Anwar ka ndarë një foto të para shumë viteve të së ëmës duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen, Mama!

dua lipa (2)

Pas lidhjes me Anwar Hadid, Dua Lipa është bërë pothuajse pjesë e pandarë e familjes së tij.

dua lipa (13)

Yolanda dhe Dua duket se kanë krijuar një marrëdhënie të mrekullueshme me njëra-tjetrën. Fotot bashkë në rrjete sociale nuk mungojnë dhe duket se të dyja, përveç marrëdhënies nuse-vjehrrë, janë edhe dy shoqe shumë të mira.

dua lipa (7)

Në rrjetet sociale të ish-modeles holandeze gjen pafund foto të fëmijëve dhe tashmë edhe të mbesës së saj të vogël.

dua lipa (8)

E padyshim në këto postime nuk mungojnë as dhëndri Zayn Malik dhe nusja, Dua Lipa. Yolanda mundohet mos t’i diferencojë nga fëmijët e saj dhe shpeshherë poston edhe foto të tyre.

dua lipa (11)

Ndërkohë, Gigi dhe Bella ende nuk e kanë uruar publikisht të ëmën.

dua lipa (1) dua lipa (5) dua lipa (6) dua lipa (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura