EMRAT/ Vjedhje, trafik droge e pjesëmarrje në organizatë kriminale, kush janë të dënuarit në ‘rrjetën’ e OFL-së sot

Aug 10, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Pesë të dënuar për vjedhje, e trafik droge kanë rënë në ‘rrjetën’ e OFL-së sot. Ata janë Erneo Farruku, Ahmet Alla, Edison Alhasa, Dritan Gjata dhe Ardian Sula.

ofl-pa-syze-e1594893196639 (1)

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura