Pendohet “babagjyshi”: Si e krijoi bandën Ilir Kupa

Dec 19, 2014 | 9:25
SHPËRNDAJE

 

Grabitja ne Qendren Tregtare
Grabitja ne Qendren Tregtare

UPDATE-I arratisuri nga burgu në Greqi, Ilir Kupa, sipas prokurorisë, ka menaxhuar me anë të telefonit “bandën e babagjyshave” edhe pas arrestimit në janar 2014.

Referuar provave të mbledhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, grupi kriminal që kreu 13 grabitje gjatë një viti, përfshi edhe vjedhjen me maska “babagjyshash” në TEG, është krijuar pikërisht pas hyrjes në Shqipëri të Ilir Kupës.

Ky i fundit, pas arratisjes nga burgu në Greqi më 23 mars 2013, u shpall në kërkim dhe muaj më vonë arriti të futej ilegalisht në Shqipëri. Ditën e djeshme, njëri nga “babagjyshat” e arrestuar, konkretisht Agustin Sula, ka dhënë një dëshmi të gjatë para prokurorit të çështjes Besnik Muçi, ku ka pranuar akuzat dhe ka dëshmuar mbi veprimtarinë e grupit kriminal. Mësohet se ky i arrestuar ka pranuar të japë shpjegime për krimet dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.
Sula, i dënuar me 23 vjet burg për vjedhje me dhunë dhe plagosje, ka pohuar se banda që kreu së paku 13 grabitje është formuar pas ardhjes në Shqipëri të Ilir Kupës. Pas organizimit nga ky i fundit, mësohet se grupit i janë bashkuar shtetasit Fatmir Pjetri e Dritan Kola (vëllai i Marjan Kolës, i vrarë nga policia greke gjatë aksioneve pas arratisjes së shqiptarëve nga burgu). Anëtarë të tjerë të bandës në Shqipëri kanë qenë edhe Hajdar Sefa, Julian Qerishta dhe personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Dibër të Madhe në korrik të këtij viti, Miljan Elezi. 

Arrestimi i anëtarëve të bandes së “babagjyshëve”

13 grabitjet e ‘babagjyshëve’

1. 28.09.2013, në Kuçovës, kanë vjedhur me armë, dyqanin-argjendari, në pronësi të shtetasit A.B.

2. 05.11.2013 në qendër të, kanë vjedhur me armë argjendarinë dhe kanë plagosur pronarin S.R.
3. 25.11.2013 në Fushë Krujë, kanë vjedhur me armë “Argjendari Gjino”
4. 18.12.2014 në Fushë Prezë kanë vjedhur me armë një automjet duke plagosur rëndë pronarin SH.K
5. 25.09.2013, në fshatin Fushë-Milot, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”
6. Vjedhje e një mjeti tip “Audi” në Fushë- Milot.
7. 24.12.2013 kanë vjedhur me armë argjendari “Gelosia” në qendrën tregtare TEG.
8. 30 prill 2014 në Strugë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
9. 29.07.2014 në Dibër të Madhe, Maqedoni kanë vjedhur me armë argjendari “Er Gold” dhe “Briljant Xhiti”.
10 – Vjedhje me armë në zyrat e “Xhoi Loto”, Tiranë
11- Vjedhje me armë në pikë skrapi në Vorë
12 – Vjedhje në zyrën e financës në zyrat e “Benz”
13 – Vjedhje me armë në një tjetër pikë skrapi në Vorë

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura