“Vjedhja me inceneratoret shkatërruan Tiranën”- Vasili: Kur drejtimin e kryeqytetit e rrëmbejnë hajdutet ajo vetëm rrënohet!

Aug 15, 2022 | 9:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me disa të dhënë që janë publikuar për cilësinë e jetesës në Tiranë. Teksa i referohet sistemit NUMBEO, Vasili thotë se të gjitha të dhënat tregojnë se cilësia e jetës në kryeqytet sa vjen dhe përkeqësohet.

vasili petrit

Teksa publikon edhe shifrat, Vasilit thekson se betonizimi me kulla, rrëmbimi i pronave dhe vjedhja me inceneratoret shkatërruan Tiranën.

“Kur Tirana drejtohet nga hajdute dhe llafazane qe vetëm grabisin dhe llomotisin ajo vetem shkatërrohet duke ju nxire përditë jeten qytetareve te saj”, thuhet në reagimin e Petrit Vasilit.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kur drejtimin e Tiranës e rrëmbejnë hajdutet dhe llafazanet ajo vetëm rrënohet!

Te gjithe treguesit e Tiranes, qe lidhen me cilësine e jetesës përkeqësohen çdo dite keq e me keq dhe Tirana eshte kryeqyteti i fundit ne Europe per cilesine e jetes.

Klasifikimi i NUMBEO sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës jep te dhenat tronditese, qe faktojne gjendjen katastrofike te Tiranes.

⬛️  Në renditjen aktuale  Tirana ishte e 232-a nga 254 kryeqytete e qytete.

⬛️  Tirana brenda nje viti ka rene plot 17 vende nga një vit më pare, në mesin e 2021-it ishte në pozicionin e 215 ndersa sot eshte ne vendin e 232.

⬛️  Për Indeksin e Ndotjes, Tirana është në vendin e 242, më e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë.

⬛️  Në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor, Tirana është në vendin e 246, e fundit në Europë

⬛️  Por, në indeksin e fuqisë blerëse Tirana është  në vendin e 231 nder te fundit.

⬛️  Në indeksin e trafikut, Tirana është në vendin e 181 nga 254 qytetet që kanë më shumë trafik.

Betonizimi kriminal me kulla, rrembimi i pronave, vjedhja me inceneratoret shkaterruan Tiranen.

Kur Tirana drejtohet nga hajdute dhe llafazane qe vetem grabisin dhe llomotisin ajo vetem shkaterrohet duke ju nxire perdite jeten qytetareve te saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura