Vjedhja e energjisë, 21 persona në kërkim dhe 25 të arrestuar. Procedim penal 4 elektriçistëve

Mar 1, 2015 | 10:10
SHPËRNDAJE

Vjedhja e energjisë elektrike

Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja kanë vijuar aksionin edhe kësaj jave për vjedhjen e energjisë ku në të gjithë vendin gjatë kësaj jave nga kontrollet në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 58 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 58 autorë, ndër ta 4 elektriçistë të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 25 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë shpallur në kërkim 21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 12 persona , ndër ta 4 elektriçistë për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 3.949 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura