Vjedhja e bankës. Bitraj rrezikon 20 vjet dënim, përlotet në burg

Sep 26, 2014 | 8:56
SHPËRNDAJE

GODINA E THESARIT TE SHTETIT NE LINZE (MAJTAS) ARDIAN BITRAJ, MIMOZA BRUZIA
Prokurorët i komunikojnë në qeli akuzën “vjedhje e bankave në bashkëpunim”. Dënim me 20 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.

Javën e ardhshme i njoftohet akuza Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit.

Ardian Bitraj nuk ka mundur dje t’i mbajë lotët kur prokuroria i komunikoi akuzën e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit, në bashkëpunim”, për të cilën rrezikon një dënim deri në 20 vjet burg dhe konfiskim të të gjitha pasurive.
E njëjta akuzë si për autorin kryesor të vjedhjes në Thesarin e Bankës së Shqipërisë është ngritur edhe për kolegen e Ardian Bitrajt, Mimoza Bruzia, e arrestuar më 21 korrik 2014 dhe për nipin e punonjësit të Bankës, shtetasin Klevis Bejtaj. Të tre këta persona janë vendosur nën akuzën e kryerjes së vjedhjes së Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim, vepër e cila sipas nenit 136 të Kodit Penal dënohet deri në 20 vjet burg. Dy ish-punonjësve të Bankës, Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, u është njoftuar akuza në burgun 313, kurse Klevis Betaj është njohur me veprën e re penale për të cilën dyshohet në burgun 302.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura