Vjedhja 300 milionë/ Ksera kërkon liri, Apeli vendos më 18 shkurt. Ja trupa gjykuese

Feb 12, 2016 | 15:58
SHPËRNDAJE

Në datën 18 shkurt, në gjykatën e Apelit Tiranë do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë ndaj ish-ministrit Spiro Ksera.

Ai do të dalë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila kryesohet nga Gramoz Levanaj, për të kërkuar lirim nga qelia.

Spiro Ksera

Ksera e konsideron të paligjshëm arrestimin e tij, si dhe të motivuar politikisht.  Ish-ministri u arrestua para dy javësh në fshatin e tij në Derviçan të Gjirokastrës.

Bashkë me të në pranga u vendos edhe ish-vartësi i tij Artevis Mene, si dhe disa shtetas të tjerë.

Ata akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të tjera përmes aktiviteteve fiktivë.

Në trupën gjykuese prej tre personash do të jetë edhe Fatmira Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura