Vizita në Vatikan dhe takimi me Papa Franceskun, Meta publikon pamjet

Sep 18, 2018 | 8:58
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale pamjet nga vizita qe beri ne Vatikan, ku u prit ne seline e shenjte ne nje takim nga Papa Françesku.

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, u prit dje në një audiencë të posaçme nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Vatikan. Në këtë vizitë Presidenti shqiptar shoqërohet nga familja e tij, dy vajzat Bora dhe Era dhe djali Besari.

Gjatë takimit, Presidenti Meta e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj.

Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura