Vizita në Siçili/ 96-vjeçari përshëndet Presidentin Meta me një këgë arbëreshe, kreu i shtetit publikon videon: Mirënjohje për dashurinë kaq frymëzuese për Shqipërinë

Nov 7, 2021 | 22:12
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta vijon vizitën e tij në zonën e Siçilisë në Itali. Kreu i shtetit ka publikuar një video në rrjete sociale një nga momentet “pikante” gjatë qëndrimit të tij në këtë zonë.

ilirmeta1

Presidenti Meta është përshëndetur me anë të një kënge arbëreshe nga ballkoni i banesës në Siçili, nga Francesco Norica.

Meta shkruan se: “Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”.

Postimi i Ilir Metës:

Duke ju uruar një natë të qetë, po ndaj me ju një nga momentet më emocionuese të vizitës time në Komunat Arbëreshe të Siçilisë.

Av. Francesco Norcia, 96 vjeç, në Horën e Arbëreshëvet, zgjodhi të më përshëndeste nga ballkoni i shtëpisë së tij me këtë këngë kaq të bukur arbëreshe.

Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura