Vizita në Shkup/ Ministri Cakaj: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet…

Sep 18, 2020 | 9:59
SHPËRNDAJE

cakajMinistri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patjetërsueshëm.

Deklarata e Cakajt u bë gjatë një vizite në Shkup, ku u takua me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm”, tha ai.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura