Vizita në Portugali, habitet djali i Kristiano Ronaldos: Babi, vërtet ke jetuar këtu?!

Aug 20, 2019 | 15:18
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo ka vuajtur jo pak, për t’u shndërruar në një nga futbollistët më të mirë në botë. Portugezi ka patur një fëmijëri të vështirë, teksa në moshën 12-vjeçare u largua nga vendlindja e tij, Madeira, drejt Lisbonës, për t’u provuar te skuadra e Sportingut.

Sporting

Ronaldo u lidh më pas me mikun e tij më të mirë, Migel Paiksao. Të 2 jetuan për një kohë jo të shkurtër në një tip magazinë, teksa ylli i Juventusit ka dashur të rikthehet përsëri te ai vend, për të kujtuar me nostalgji të shkuarën. I pranishëm në këtë vizitë ishte edhe djali i 34-vjeçarit, Kristiano Ronaldo Jr.

“U emocionova kur pashë se ku u rrita. Atje ishin të njëjtët njerëz, që jetonin në atë kohë. Unë u preka, të jem i sinqertë, sepse nuk prisja që të shihja të njëjtët njerëz. Kjo më preku shumë. Unë shkova me Paiksaon dhe kur djali im hyri në dhomën ku asokohe qëndronim, u kthye e më pyeti: Baba, vërtet ke jetuar këtu?

Cristiano-Ronaldo-618996

Ai nuk mund ta besonte. Ju mendoni se gjithçka është e lehtë në këtë jetë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, rrobat. Fëmijët mendojnë se gjithçka bie nga qielli. Kjo është ajo që përpiqem të injektoj te djali im. Mundohem të përcjell tek ai se vetëm me talent nuk të arrin në majë. Me punë dhe përkushtim mendoj se mund të arrish gjithçka që dëshironi”, deklaroi ylli portugez për “TVI”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura